Një rast i rëndë i dhunës në familje dhe mjaft i frikshëm ka ndodhur në një familje në Graçanicë, Kosovë. 

Mësohet se një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit qershor, por detajet tronditëse janë zbuluar së fundmi, pasi gruaja e cila është viktimë e këtij rasti ka rrëfyer dhunën që e ka përjetuar nga burri i saj, në shtëpinë e tyre.

Mediat mësojnë se burri dyshonte për tradhti, teksa i ka lidhur duart e këmbët dhe e ka dhunuar fizikisht me një kabllo. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka shkuar edhe më tej, me veprime të tmerrshme.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima ka deklaruar se burri i saj ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’i djegë organet gjenitale, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë në trup.

Përballë kësaj situate, gruaja fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në spital, si pasojë e djegieve që pësoi, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka dëshmuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Pas mbledhjes së dëshmive për rastin, Prokurori ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.