Festimet për festën e Krishtlindjes ortodokse në veri të Kosovës janë shoqëruar me tensione, pas plagosjes së dy të rinjve serbë.
Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes ortodokse në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur kundër drejtorit të Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.
Sipas medias serbe “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije, një grup serbësh filluan të thërrasin: ‘Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh.
View this post on Instagram
Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin por nuk ia dolën dot.
Dy të rinj serb janë qëlluar ditën e sotme me armë zjarri në afërsi të Shtëpcës në Kosovë, nga një makinë në lëvizje.
Dy kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre. Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dyshohet se ka plagosur dy serbët. Ky person, dyshohet se është pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.