Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka marrë meritat për lirimin e 3 efektivëve shqiptarë të policisë, që u rrëmbyen më herët nga Serbia.
Në një reagim pas lajmit për lirimin e tyre, Orban shprehet se ishte ai që ia kërkoi presidentit Aleksandër Vuçiçit që t’i lironte, dhe për këtë arsye sot efektivët janë jashtë qelisë.
Ai e cilëson këtë si një dëshmi të bashkëpunimit mes Hungarisë dhe Serbisë.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit, të cilin ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkroi Orban.
Serbian President Aleksandar Vucic has just informed me that in accordance with the request made at our meeting last week, the Serbian authorities will soon release the three previously arrested Kosovo policemen from custody. We highly appreciate the step of President @avucic,…
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) June 26, 2023