Protestat në veri të Kosovës vazhdojnë dhe ditën e sotme, edhe pse në forma të ndryshme.
Teksa në disa zona portestuesit kanë nisur vallet dhe këngët për të festuar 1 qershorin, në Leposaviç, serbët kanë marrë dhe një dhi në grupin e tyre.
Dhinë e kanë lidhur te pjesa ku janë vendosur telat me gjemba, pak metra nga vendi ku po qëndrojnë pjesëtarët e KFOR’it, ndërsa në trupi ne saj kanë shkruar mebojë të kuqe mbiemrin e kryetarit të ri të komunës, Lulzim Hetemi.
Përveç bojës, dhisë i kanë vendosur dhen jë vello nuseje dhe disa trëndafila të kuq.
Lulzim Hetemi ka që prej ditës së hënë që nuk del nga godina e komunës, ku ai hyri me ndihmën e forcave të KFOR-it pasi godina ishte e bllokuar nga serbët.