Një makinë me targa të Kosovës është aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë dhe ka rënë në lumin Lepencn një ditë më parë.
Është fjala për familjen prej katër anëtarësh, ku djali 20-vjeçar ka shpëtuar, ndërsa bëhet e ditur se trupat e prindërve dhe fëmijës tjetër 15 vjeçar nuk janë gjetur ende.
Nga informacionet paraprake mësohet se ekipet e policisë dhe ato të kërkim shpëtimit janë prej orësh në terren duke kërkuar makinën, por pa sukses deri tani.
Gjithashtu bëhet e ditur se në kërkim janë përfshirë edhe vullnetarë që kanë ofruar ndihmë fizike dhe monitorim me dronë.
Kërkimin e ka vështirësuar niveli i lartë i ujit si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit.