Tre efektivët e policisë së Kosovës, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe do dalin sot para gjykatës, ku do vendoset nëse do lirohen apo jo.

Në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria LIVE”, gazetarja Leonita Bajrami deklaroi se efektivët rrezikojnë të përballen me akuzat për terrorizëm, ndërsa dihet se kanë dalë para gjykatës.

“Duke qenë se Serbia dhe Kosova nuk kanë marrëdhënie me njëra-tjetrën, pra vetëm me ndërmjetësim dhe duke qenë se Kosova është pjesë e kushtetutës serbe, 3 efektivët mund të akuzohen për terroizëm.  Asnjë person i policisë së kosvë nuk lejohet të kalojë kufirin. 3 policët janë paraqitur para Gjykatës serbe. Jemi në pritje të masës paraprake. Mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë me ta. Nuk dihet nëse kanë folur me familjarët, por dimë që kanë një avokat.”– tha gazetarja.