Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka anuluar ditë ne sotme vizitën zyrtare që kishte planifikuar në Kosovë.

Mësohet se Chollet ka dhënë si argument për anulimin e vizitës “arsye familjare” ndërsa thuhet se mund të jetë infektuar me Covid-19.

Më herët, ishte paralajmëruar se Chollet do të zhvillonte një vizirtë të përbashkët me të dërguarin e Departamentit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,por në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.