Ditën e sotme mbahet seanca e dytë gjyqësore kudnër krerëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte në Gjykatën e Hagës.
Teksa dje pala akuzuese parashtroi provat e veta, sot ishte rradha e mbrojtjes për të argumentuar faktet në favor të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Avokati i Hashim Thaçit ka folur për ndikimin që ish-komandanti i përgjithshëm Adem Demaçi kishte në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për ta provuar këtë ai solli si fakt largimin e Azem Sylën nga funksioni i Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë konferencës së Rambujesë, pa e ditur as ai, as Thaçi.
“Sa i takon aftësisë së Thacit për të nënshkruar marrëveshjen e Rambujë, kjo vihet në dyshim nga një sër faktorësh. Faktori i parë është se duhej të ekzistonte njëfar aprovimi nga Adem Demaçi. Adem Demaçi ishte përfaqësuesi i përgjithshëm politik dhe autoriteti suprem politik i UÇK-së. Gjatë konferencës në Rambujesë u largua për të shkuar në Slloveni, që t’i merrte miratimin dhe mbështetjen e Demaçit.”- deklaroi ai.
Më tej ai solli dhe fakte, se Hashim Thaçi është kërcënuar nga komandantë të zonave të ndryshme për të mos e nënshkruar marrëveshjen e Rambujesë. Mes këtyre komandantëve përmenden e mrat e Rrustem Mustafa – Remi, apo Sylejman Selimi.
“I kemi kërcënuar, i kemi thënë se nuk guxoni të nënshkruani”, thotë Komandant Remi në një video të moçme, që e lëshuan sot në gjykatë.
Përvec këtyre, avokati nxori edhe një pjesë nga libri i diplomatit amerikan të angazhuar në Rambuje, Christopher Hill.
Hill ka shkruar se e ka pyetur Thacin se nuk po e kuptonte pse s’po nënshkruante marrëveshjen e Rambujesë.
“Në qoftë se unë pranoj, do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”, thuhet në librin e ambasadorit Hill.