Një ditë para se të dështojë afati i Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, janë tërhequr nga gara dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje. Nga gara për president u tërhoqën Glauk Konjufca dhe Fatmire Muhlaxha Kollcaku.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se përmes çështjes së presidentit, opozita dëshiron ta rrëzojë Qeverinë. Konjufca deklaroi se partitë opozitare e dinë saktë se nuk mund ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të 28-dhjetorit dhe nuk mund t’i marrin 50% në zgjedhjet e parakohshme. Konjufca theksoi po ashtu se jemi në situatën kur opozita mund të ketë president por nuk dëshiron të ketë president. Gjithashtu Glauk Konjufca gjatë fjalës së tij ka thënë se tërhiqet nga kandidatura për president.
Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçkau e cila po ashtu deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj.


