Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Në një deklaratë për mediat, ai ka deklaruar se efektivët nuk janë keqtrajtuar, por janë trajtuar si në një vend serioz.

 “Për sa i përket ngjarjes së djeshme, ne ndryshe nga disa të tjerë po sillemi si një vend serioz. Kështu do të trajtojmë personat që janë ndaluar. Ata nuk kanë marrë asnjë rrahje, as nuk janë keqtrajtuar”, deklaroi Vuçiç.