Një shkollë në Kosovë është alarmuar, pasi një nxënës ka kërcënuar se do të vriste disa nga shokët e tij të klasës.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, ku adoleshenti, në dukje i frymëzuar nga masakra e ndodhur në Serbi, ku një i mitur u mori jetën 8 nxënësve dhe një mësuesi, i ka dërguar mesazhe drejtorit të shkollës duke i thënë se do vriste disa nxënës.
Sipas drejtorit të shkollës, ai madje i ka paraqitur dhe një listë me emrat e fëmijëve që donte të vriste.
Sipas mediave në Kosovë, bëhet fjalë për shkollën “Luciano Motroni”, ndërsa i mituri nuk është ndaluar nga prokuroria pasi thuhet se ka pasur probleme me shëndetin mendor.