Një grup qytetarësh shqiptarë janë mbledhur në Mitrovicën e Jugut, në afërsi të urës Ibri. Ata kanë nisur të këndojë njëzëri, “jo nuk ndahet Mitrovica”. 

“Mitrovica, Mitrovica”, “O sa mirë me qenë shqiptar”  “për Kosovë jetën dojm me dhanë”. Nuk kanë munguar as thirrjet “UÇK, UÇK”. Policia ndërkaq ka krijuar një kordon para protestuesve. 

Ndonëse Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla u bëri thirrje qytetarëve që të shpërfillin këto thirrje, një gjë e tillë nuk ndodhi. Në vendin ku janë grumbulluar qytetarët, kanë dalë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.