Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përfunduar takimin me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe me të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Lajmin e ka bërë të ditur Borrell, me anë të një postimi në Twitter, ku shprehet se synimi është që të gjendet zgjidhje për tensionet e vazhdueshme mes Prishtinës zyrtare dhe Serbisë.
“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.
Nga ana tjetër, menjëherë pas katij takimi, Borrell ka pritur në takim presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Edhe pse ndërkombëtarët i mëshuan një takimi të përbashkët me dy liderët, kjo nuk u arrit, dhe Kurti e Vuçiç u ulën në tryezë veçmas.
The situation in the north of #Kosovo continues to be very tense.
Today, we aim to find solutions for immediate de-escalation and way forward.
The meeting with Prime Minister @albinkurti has started. pic.twitter.com/Pdu6F0LBgT
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) June 22, 2023