Qytetarët serbë në Zveçan duket se nuk po heqin dorë nga protesta. Ata kanë nisur që të grumbullohen që nga orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, por në numër më të vogël se dje.

Punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, që funksionon nën sistemin e Serbisë, janë duke u regjistruar në listën e të punësuarve që është vendosur në një tavolinë, si dëshmi “që vijnë në punë”, raporton gazetarja e Radios Evropa e Lirë atje.

Bëhet e ditur se forcat e KFOR-it janë të dislokuara në të gjithë Zveçanin dhe kështu kanë qenë edhe gjatë natës.

Por jo vetëm kaq, pasi mësohet se sot po ashtu udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së dhe të 20 vendeve të tjera evropiane do të mblidhen në Kishinjv të Moldavisë për të diskutuar një seri çështjes, kur mes tyre edhe tensionet në Kosovë, raporton “Reuters”.

Pas takimi të djeshëm me Albin Kurtin në Bratislavë, shefi i politikës së jashtme të BE, Joseph Borrel, pritet që sot të takojë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Borrel pas takimit me Kurtin ditën e djeshme, përmes një reagimi në “Twitter” tha se na duhet shtensionim urgjent dhe zgjidhje përmes dialogut.