Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, teksa qytetarët serbë protestojnë parak omunave.

Mes protestuesve, një grupim ka tërhequr vëmendje, pasi kanë sulmuar KFOR-in. Mediat publikuan disa fotografi, ku këta serbë janë krahasuar me kriminelin serb, Veljko Belivuk, dhe thuhet se kanë të njëjtat kapele.

Belivuk është udhëheqësi i një grupi tifozësh futbolli i quajtur Veljko Belivuk, ose ‘Velja Nevolja’ [Problemi Velja], teksa më herët u raportua se anëtarët e klanit të tij kriminal dhunuan forcat italiane të Kfor në Zveçan.

I arrestuar në shkurt, Belivuk akuzohet për drejtimin e një bande kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbimin, pastrimin e parave dhe një varg vrasjesh brutale në Serbi. I njohur prej kohësh për sjelljen e tij. Ai për vite ka qenë kampioni elektoral i Vuçiç.