Aktiviteti i stërvitjes së madhe ushtarake “Defender Europe 2023” është anuluar dhe shkak është bërë situata shumë e tensionuar në veri të Kosovës.
Ky lajm është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, ku në një njoftim bëjnë të ditur:
Lajmin e ka bërë të ditur, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës:
“Ju njoftojmë se për shkak të situatës në veri të vendit, aktiviteti i paraparë për sot (DV DAY), në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohet”.
Ndërkohë kujtojmë se që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e sivjetme. Si pasojë e protestave të dhunshme një ditë më parë, u plagosën 25 ushtarë të KFOR-it.