Ka vijuar pa incidente protesta e sotme në veri të Kosovës. Protestuesit serbë kanë provokuar sërish duke vendosur flamurin serb në gardhin e vendosur nga ushtarët e KFOR përballë selive të komunave në Zveçan dhe Leposaviç.
Flamuri serb mbi gardhin e vendosur nga KFOR para komunës
Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës
Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.