Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që u regjistrua pak më parë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë, shpërthimi në Lagjen e Boshnjakëve ka ardhur si pasojë e mjeteve piroteknike dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi situata është e qetë. 

Situata në veri është duke u vrojtuar nga autoritetet, për shkak të tensioneve të shumta që ka pasur së fundmi me Serbinë.