Përgënjestrohet presidenti serb! Aleksandër Vuçiç gënjeu kur tha se Gaboni kishte tërhequr njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, i cili është takuar me ambasadoren e Gabonit në Otava, Engone Rosine Epouse Oliviera. 

Ndryshe nga sa pretendoi kreu i shtetit serb, diplomati siguroi se pas takimit me homologen e tij nga Gaboni, marrëdhëniet dypalëshe mes vende nuk kishin asnjë problem. 

“Kam pasur një takim dhe diskutim të mrekullueshëm mbi marrëdhëniet aktuale dypalëshe dhe bashkëpunimin e ardhshëm me kolegen time nga Republika e Gabonit në Kanada, Engone Rosine Epouse Oliviera. Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm Kosovë-Gabon,”- ka shkruar Kryeziu në rrjetin e tij social në Twitter.

Në konferencën e fundvitit me qytetarët, presidenti Vuçiç dha lajmin se ishin 9 vende që kishin tërhequr njohjen e Kosovës. Bëhet fjalë për vende si: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esëatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Maldivet, Shën Lucia. Por menjëherë kanë nisur përgënjeshtrimet.