Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka ndarë me ndjekësit një episod aspak të këndshëm që i ka ndodhur së fundmi në ashensor. Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja dhe moderatorja shihet duke mbuluar hundën, ndërsa tregon se është përballur me një erë të rëndë djerse pasi një person kishte dalë nga ashensori pak para saj.

“Boooooo sa turp! Merr ashensorin, hapet dera, del dikush nga ashensori dhe ti futesh brenda… por aty të pret një erë djerse e tmerrshme!”, shkruan Rozana. E revoltuar nga situata, ajo vijon me një pyetje drejtuar atyre që, sipas saj, neglizhojnë higjienën personale, sidomos gjatë temperaturave të larta.
“Nuk e di, a nuk ju vjen turp njerëzve? Nuk e kuptoj pse disa njerëz ende nuk e kanë zbuluar antidjersën?! Po lahuni, o njerëz, lahuni!”, përfundon ajo.


