Ish-finalisti i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Krist Aliaj, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në “Wake Up” në Top Channel, ku foli për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Kriti ka treguar se impakti që ka pasur te publiku si një djalë i edukuar i ka pëlqyer, por publiku nuk ka vlerësuar dhe shumë anë të tjera të tij.
Për shembull fakti që ishte pjesë aktive e shtëpisë, merrte pjesë në debate të ndryshme, por mbi të gjitha angazhimi i tij edhe në fushën artistike, ku shumë detyra që vinin nga Vëllai i Madh ai i bënte me shumë dëshirë.
Ndërsa përsa i përket parave që ka fituar në “Big Brother”, Kristi tregon se nuk është një shumë e madhe dhe me to nuk mund të bësh asnjë gjë.
Sipas tij, këto para nuk janë asgjë, para sakrificës që ka bërë brenda “Big Brother”. Me shaka në studion e emisionit u tha se me ato para, mund të kalosh një natë te Maria Bonita.