Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili e ka cilësuar veten si personin me “penisin më të vogël në botë”, do t’i nënshtrohet më 17 gusht një procedure për zmadhimin e tij, të financuar përmes donacioneve të mbledhura në internet. Michael Phillips tha për TMZ se procedura do të kryhet nga një mjek në Charlotte dhe do të konsistojë në injektimin e një mbushësi dermal gjysmë të përhershëm për të rritur trashësinë.

Phillips thotë se penisi i tij është vetëm 0.38 inç, ose më pak se një centimetër. Ndërhyrja pritet të kushtojë rreth 4 mijë dollarë. Megjithatë, fushata e tij në GoFundMe ka mbledhur më shumë se 13 mijë e 500 dollarë, ndërsa fondet e mbetura pritet të përdoren për tarifat mjekësore, medikamentet dhe kontrollet pas procedurës.

Phillips kishte marrë më parë edhe një ofertë nga mjeku i Beverly Hills, Robert Dorfman, për një procedurë me vlerë 20 mijë dollarë pa pagesë, por zgjodhi një tjetër alternativë. Sipas tij, ndërhyrja nuk do ta eliminojë gjendjen e njohur si mikropenis, por mund t’i përmirësojë jetën e përditshme dhe t’i rikthejë një nivel më të madh “normaliteti dhe rehatie”.