Aktorja e famshme e Hollywood-it, Nicole Kidman dhe kompozitori Keith Urban, përveçse shumë të suksesshëm në karrierat e tyre, ata kanë një sukses të jashtëzakonshëm edhe në dashuri.
Çifti i famshëm shfaqet kaq i lumtur edhe pse martesa e tyre shënon plot 17 vite. Nicole dhe Keith ende vazhdojnë ta shohin njëri-tjetrin me të njëjtën dashuri dhe emocion sikur të ishte dita e parë e takimit të tyre.
Ashtu si çdo marrëdhënie tjetër, edhe martesa e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta, por aftësia e tyre për t’i kapërcyer ato, çdo vit e më shumë e bën këtë martesë dhe më të fortë.
Ylli i kinematografisë u njoh me Keith në vitin 2005 pas një martese të dështuar të saj me aktorin e famshëm, Tom Cruise, me të cilin kanë edhe dy fëmijë, Isabella dhe Connor.
Ndërkohë në vitin 2008 Kidman dhe Keith sjellin në jetë vajzën e tyre të parë Sunday Rose Kidman Urban dhe 2 vite më vonë, vajzën e tyre të dytë Faith Margaret Kidman Urban, nëpërmjet një nëne surrogate.
Por aktorja e famshme në një intervistë është shprehur se do të donte ta takonte Keith- in në të 20 e saj në mënyrë që të kishin akoma më shumë fëmijë së bashku.
Ndërsa Keith i pyetur se cili ishte sekreti i lumturisë së martesës së tyre, u shpreh:
“Nuk ka asnjë sekret të vetëm për një martesë të lumtur – secili çift zbulon se çfarë funksionon më mirë për të. Ne kemi gjetur atë që funksionon më mirë për lidhjen tonë unike dhe këtë duhet të bëj çdo çift”.