Teksa shikonte pas në vitin e saj të mrekullueshëm 2022, Jennifer Lopez, ka vendosur që të ndajë me miliona ndjekësit e saj disa imazhe të papublikuara më parë.

Të hënën, 53-vjeçarja hyri në profilin e saj në “Instagram” dhe postoi disa fotografi nga çdo muaj i vitit që lamë pas. Por fokus të veçantë kishte muaji gusht, kur ajo u martua me aktorin e famshëm, Ben Affleck.

JLo postoi imazhe të papara ndonjëherë nga dasma e saj, ku ajo kishte veshur një fustan të Ralph Lauren dhe ai me një smoking të bardhë.

“2022 ishte një nga vitet më të mira deri tani!!! Mezi pres që gjithçka të vijë vitin e ardhshëm”, ka shkruar këngëtarja dhe aktorja e famshme bashkëngjitur me pozat në fjalë.

Jennifer Lopez gjithashtu bëri një hashtag me “Gëzuar Vitin e Ri”.