Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, edhe pse është në moshën 53-vjeçare, ajo është në super formë dhe duket se koha ka ndaluar për të. Duke qenë se duket kaq bukur, fansat e saj të shumtë dhe jo vetëm, janë kuriozë që të dinë për sekretet e saj të rinisë dhe bukurisë.

Së fundmi, artistja me famë botërore ka bërë një rutinë të saj të kujdesit të lëkurës për revistën “Vogue”, ku u shpreh se fokusohet shumë te kremi ​​kundër diellit, pastrimi i fytyrës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Por kjo video e saj i ndau ndjekësit me disa që e komplimentuan për lëkurën mjaft të shëndetshme  dhe të tjerë që pohuan se videoja kishte shumë filtra.

“Nëse je një grua në të 50-at dhe po lexon këtë koment , të lutem mos e krahaso veten me të. Videot mund të modifikohen ashtu si fotot. J Lo nuk duket si në Instagram”, ka komentuar një ndjekës.

Ndërsa një tjetër shkruan: “Ajo ka bërë shumë trajtime të lëkurës që shumica prej nesh nuk mund t’i përballojnë. Ajo është e bukur, por kjo nuk është lëkurë e pa grimuar , ajo ka make up natyral. Plus  filtër. Buzët e saj nuk janë kaq rozë sigurisht”.