Ishte një foshnjë kur mjekët kuptuan se Shauna Rae kishte një problem të rëndë shëndetësor, që i preku gjëndrën e saj të hipofizës, e cila është përgjegjëse për rritjen. Për këtë arsye, trupi i saj ndaloi së rrituri.

Tani ajo është 23 vjeçe por njerëzit që e shohin për herë të parë mendojnë se ajo është një vajzë e vogël.

Që kur ishte një foshnjë gjashtëmuajshe, e reja u përball me një betejë të ashpër me një formë agresive të kancerit të trurit, që pati një sërë pasojash në jetën e saj.

Edhe pse sapo kishte lindur, ajo kaloi një sërë seancash kimioterapie. Tumori në trurin e saj kishte prekur edhe gjëndrën e hipofizës. Kjo situatë pengoi seriozisht rritjen dhe zhvillimin e Shaunas.

Shauna është 23 vjeçe, por trupi i saj duket sikur është bllokuar në trupin e një vajze 8-vjeçare. Edhe pse është në paqe me veten, e reja tregon se është rraskapitëse t’u kujtosh njerëzve gjatë gjithë kohës se ajo nuk është një vajzë e vogël.

“Kur më shohin, njerëzit mendojnë se jam një vajzë e vogël normale por e vërteta është se unë jam një grua, jo një vajzë e vogël”, ka treguar ajo.

Por kjo nuk është sfida e vetme që Shauna duhet të kalojë, pasi për të është po aq e vështirë të gjejë edhe një partner. Shauna ishte dikur me 27-vjeçarin Dan Swygart, por ata nuk dukeshin normalë së bashku, gjë që u perceptua si fyese nga shoqëria.

Kritikat dhe madje edhe gjuha e urrejtjes bënë që çifti të ndahej. Pavarësisht të gjitha vështirësive, Shauna shprehet se përpiqet të ndjekë lumturinë e saj dhe t’i lërë mënjanë të gjitha paragjykimet e njerëzve.