Në rrjetet sociale është bërë shumë virale një video që zbulon marrëdhënien 4-vjeçare mes një dhëndri dhe vjehrrës së tij, e cila kulmoi me martesën e tyre.

Sipas mediave të huaja, ky incident ka ndodhur në Indi dhe video e ceremonisë së çuditshme të dasmës është bërë tashmë mjaft virale në rrjet dhe ka shkaktuar diskutime të shumta.

Ceremonia u zhvillua në Kanpur, Uttar Pradesh, dhe u kap në videon kontraverse, e cila tregon çiftin e lumtur duke pozuar me certifikatën e martesës, duke shkëmbyer kurora lulesh.

Raportimet online thonë se të dy u martuan pasi kishin pasur më parë një lidhje të fshehtë për 4 vjet, të cilat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Bëhet e ditur se, të dy u dashuruan pa dijeninë e familjes së tyre, dhe sigurisht të gruas dhe vajzës së burrit… të vjehrrës së tij.

Të dy thuhet se kanë rënë dakord të largohen nga shtëpia dhe të deklarojnë lidhjen e tyre në gjykatë. Në video, burri dhe vjehrra e tij u kërkuan njerëzve ta pranonin marrëdhënien e tyre dhe t’i bekonin.

Kjo dasmë e pazakontë, siç pritej, u bë virale në internet, duke provokuar reagime dhe komente.

Disa flasin për prikën, të tjerë bëjnë thirrje për veprime ligjore kundër tradhtisë bashkëshortore, ndërsa disa të tjerë tregojnë problemin e rajonit në fjalë, i cili shpesh i ushqen mediat ndërkombëtare me lajme të çuditshme.