8 gushti shënon kulmin e të ashtuquajturit “Lion’s Gate Portal”, një fenomen astrologjik dhe spiritual që çdo vit tërheq vëmendjen e mijëra njerëzve në mbarë botën. Sipas besimeve astrologjike, kjo periudhë lidhet me vetëbesimin, transformimin dhe fillimet e reja. Data 8/8 ka marrë një rëndësi të veçantë për shkak të simbolikës së numrit 8, i cili lidhet me fuqinë, ekuilibrin dhe prosperitetin.
Në traditat spirituale, Lion’s Gate lidhet gjithashtu me pozicionin e Diellit në shenjën e Luanit dhe me yllin Sirius, duke krijuar atë që besohet të jetë një periudhë e favorshme për reflektim dhe vendosjen e qëllimeve. Çfarë bëjnë njerëzit gjatë kësaj periudhe?
Shumë prej tyre zgjedhin 8 gushtin për të shkruar dëshirat dhe objektivat e tyre, për të reflektuar mbi atë që duan të ndryshojnë në jetën e tyre dhe për të vendosur synime të reja për të ardhmen. Për besimtarët e manifestimit, kjo konsiderohet një ditë e fuqishme për të përqendruar energjinë tek dashuria, karriera, financat, shëndeti, marrëdhëniet dhe zhvillimi personal.



