Opinionistët e edicionit të pestë të “BBV”, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, kanë folur për Top Channel pas përfundimit të spektaklit. Pyetjes së bërë nga gazetarja e Top Channel, Sara Hila, nëse do të jenë sërish bashkë në edicionin e radhës, Kryemadhi u përgjigj “Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër”.
Monika Kryemadhi:
Ne jemi gjithmonë në festë.
Arbër Hajdari:
Pas çdo të shtune ne kemi festuar të dielën. Edhe të martat, shkonim të mërkurën. E mërkura pink. Gjithmonë.
Arbër Hajdari:
Me sa mora vesh unë, kemi dalë të parët me klikime në YouTube. Në pesë vite ka qenë një audiencë e jashtëzakonshme. Është spektakël i bukur Big Brother, ka emocion, histori të ndryshme njerëzore të cilat veçojnë nga njëra-tjetra. Aq më tepër këtë vit, që mendoj se gara ka qenë shumë e fortë.
Monika Kryemadhi:
Ka qenë e fortë, por edhe emocionet që prodhoheshin nga vetë shtëpia…
Arbër Hajdari:
Edhe Mona pastaj, me prezencën e Monës nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Për ne ka mbaruar Big Brother dhe jemi gati t’i puthim në faqe një nga një të gjithë.
Monika Kryemadhi:
Edhe me dashuri të madhe.
Gazetarja: Do ju kemi sërish bashkë vitin e ardhshëm?
Monika Kryemadhi:
Ne kemi qenë gjithmonë bashkë, nuk ka rëndësi çfarë ndodh vitin tjetër.




