I ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Edi Manushi. Rrugës për xhirimet për rubrikën “Të guximshmit” në “E Diell”, ai ka zbuluar disa lajme ekskluzive.

Moderatori i njohur e ka pyetur në lidhje me emisionin sportiv, duke qenë se shumë shpejt fillon Kampionati Botëror. Kujtomë se gazetari Redjon Shtylla në “Breaking me Fiori Dardha” u shpreh se ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani, do t’a shohim krah Manushit.

Ky i fundit, gjatë intervistës me Sharkën tha se do të ketë shumë surpriza dhe personazhe interesante:

“Do bëjmë ato gjërat që dijmë ne, bashkë me Françeska Rustem dhe personazhe të tjera interesante”, pa përmendur emra të tjerë.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo Sharka: Shumë shpejt fillon Kampionati Botëror…

Edi Manushi: Po, shumë shpejt, më 10 qershor. “Top Arena” rikthehet bashkë me Botërorin, merr vëmendjen muaji i sportit në Top Channel, siç tani e kemi bërë traditë për Europian dhe Botëror, Top Channel flet në gjuhën e futbollit. Do bëjmë ato gjërat që dijmë ne, bashkë me Françeska Rustem dhe personazhe të tjera interesante.

Ronaldo Sharka: Do të ketë surpriza?

Edi Manushi: Pafund surpriza. Do më mungojë bashkëpunimi me ty para dy vjetësh. Do të doja ta bëja edhe njëherë ofertën sepse ti je mbreti i këndit të së vërtetës në “Top Arena”.