Vëllai i Madh u dha mundësi banorëve për të liruar nga burgu njërin prej të burgosurve, duke e zëvendësuar me dy banorë të tjerë.
Për këtë vendim, banorët duhet të binin dakord të gjithë se cili do të jetë i burgosuri që do të lirohet.
View this post on Instagram
Armaldo Kllogjeri tha se nuk ishte dakord me këtë shkëmbim. Nga ana tjetër, Olta Gixhari e pyet Luiz Ejllin se çfarë negociate ka bërë.
Aktorja e njohur u shpreh: “Jo, nuk më pëlqen kjo. Ti shkon bën negociata, po ne ça jemi këtu? Pemë jemi ne? Negociata mund të bëjmë të gjithë ne këtu jo vetëm ti”.
Luizi tha se do të marrë Kiara Titon dhe kjo nuk i prishë punë askujt. Gjithashtu këngëtari i tha Krist Aliajt se nuk ka bërë asnjë negociatë.