“Është më mirë që u futa vjet”. Kështu është përgjigjur Arbër Sulstarova kur u pyet në emisionin “Live from Tirana” nëse do donte të ishte pjesë e këtij kasti të “Big Brother VIP”.

“Nuk e besoj. Është më mirë që u futa vjet. Do të kisha shfaqur veten më shumë, por këtë vit ka pasur shumë situata që e kanë kaluar limitin dhe nuk e di si do të reagoja. Në disa situata dhune nuk e di si do reagoja qoftë edhe si publik aty brenda. Unë jam në shumicën e kohës më të drejtën. Sado vetëkontroll të kesh ti aty e humb dhe mendoj që vjet dola pak dhe saktë dhe ishte mjaftueshëm”, u shpreh ish-banori i BB VIP1.

Ndërsa i pyetur nëse “Big Brother VIP” i këtij viti i ka bërë shqiptarët bashkë, Arbëri tha:

“Dalim të shtunave dhe janë lokalet bosh. Luizi i ka mbledhur të gjithë në shtëpi”. (qesh)