Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar Alberta Kamenica, mikesha e konkurrentes së “Big Brother VIP2”, Dea Mishel Hoxha.
Ajo u pyet se si e ka parë Aberta deri më tani lojën e Deas dhe ajo u përgjigj:
Jam shumë krenare për Dean, ka pasur një rritje domethënëse, një trajektore të bukur. Është një vajzë solare, fisnike, e gjeti hapësirën të shfaqet siç është ajo realisht. Kam shumë besim te Dea. Ajo ka aty që nga fillimi, nuk është fat qëndrimi asaj aty. Nuk mendoj se ka të bëjë fati. Fati është një javë. Unë e dija që Dea do futej që përpara se të futej Dea. Kur erdhi më takoi më tha do të futem në “BBV” dhe i thashë që ‘po e di’. Më tha çfarë të bëjë, i thash futu bëje, i duhej një ndryshim. Synimi fillestar ishte për një muaj, aq priste të qëndronte. Të gjithë binim dakord që aq do të shkonte.
Alberta u pyet gjithashtu në lidhje me debatin që Dea ka pasur me Efi Dhedhes, pas rikthimit të kësaj të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“A do kishte shoqëri Dea me Efin jashtë?”, u pyet Kamenica dhe ajo u përgjigj:
Mendoj që thjesht do e injoronte nëse nuk do e lidhte asgjë. Dea është shumë diplomate, është më e qetë, më e tërhequr, është e mirëkuptueshme kur duhet të jetë.