Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armir Shahini, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime On Top”. Ai ka folur për jetën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe për projektet e tij të reja.

Por jo vetëm kaq, pasi moderatorja Lei Kraja e ka pyetur edhe në lidhje me ish-banorët e tjerë që ai ka kaluar rrugëtimin brenda shtëpisë së BBV.

Pjesë nga intervista:

Lei: Tani do kalojmë te disa deklarata që kanë bërë ish-banorët për ty. Lore i ka ngelur pak hatri që nuk e ke zgjedhur atë në një moment që duhej shpëtuar. Sot, do zgjidhje Lore në vend të Selin?

Miri: Sot është ndryshe, duhet të futemi dhe njëherë e t’a nisim Big-un nga fillimi, se varet se si është momenti. Pra, “Big Brother” të dashur spektatorë, shikues dhe të gjithë ju që e doni, “Big Brother” nuk përsëritet dy herë njësoj. Është në momentin e duhur, të thuash gjënë e duhur.

Lei: Nuk pendohesh për këtë zgjedhje?

Miri: Nuk pendohem për asgjë që kam bërë atje, po ta them troç fare.