Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV5” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit.

Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatorja Jonida Aliçkolli ka intervistuar finalistin Miri. Nga kush u surprizua për mirë apo për keq ai?

Selin nuk e kam njohur jashtë, kur kemi nisur të luajmë më ka suprizuar për mirë.

E pyetur për situatën e krevatit me Selin, Miri tha:

Ishte faktorizim dhe këtë e them me zë të lartë.

Një tjetër banor që përmen Miri është Stine.

Për Stinen do thoja që nuk jam suprizuar që e la garën, por do doja shumë të vazhdonte garën.

Do ishin ata miq apo rivalë?

Këtë nuk di ta ndaj./TAR