Mbrëmjen e kaluar, Luiz Ejlli i tha Qetsor Ferrunajt se ai do bëhet “copë” për ta marrë atë me vete në finale, duke nënkuptuar që po tenton të krijojë një lloj aleance me Qetsorin.

Teksa po bisedonte me djemtë mëngjesin e sotëm në oborr, Luizi u shpreh se është zhgënjyer dy herë, një herë me Armaldon dhe një tjetër herë me Kristin dhe se ka dëshirë ta provojë edhe një herë të tretë.

Ai nënkuptoi që po përpiqet të krijoi një aleancë me dikë, por pa e përmenduar emrin e Qetsorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Është e bukur edhe ajo tjetra, me rrezikuar robi siç rrezikova unë. U zhgënjeva por nuk është gjë e keqe, me u vendos me u lidh me dikë brenda.

U lidha me Armaldon, na doli si doli. Mbështeta Kristin, çohet merr karrigen më mban fjalime. Tani kam bërë zgjedhjen e tretë dhe të fundit, se nuk kam as kohë të bëj tjetër. Nuk po e shpall. Në qoftë se më zhgënjen edhe ky, s’kam ç’të bëj”.