Erjola Doçi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku ka shprehur edhe mendimin e saj për rikthimin në “Big Brother VIP” të Ronaldo Sharkës dhe Bledi Manes.

Ajo së bashku me Ronaldon nisën një rubrikë në emisionin “E Diell”, “Mos i bjer me top”, por mesa duket Sharka e la vetëm Erjolën e cila shprehet se i erdhi pak si pabesi nga ana e tij sepse nuk ishte në dijeni.

Pjesë nga intervista:

Alesja Bami: Big Brother të ka marrë dy shokët e tu që është Bled Mane dhe Ronaldo që së fundmi nise rubrikën me të. Më thuaj pak kë mbështet më shumë nga të dy?

Erjola Doci: Normalisht të dy i mbështes, por Bled Mane nuk e duroi dot tradhtinë që i bëra me Ronaldo Sharkën dhe u largua, u fut në shtëpinë më të famshme.

Alesja Bami: Na i shpjego dhe këtë pjesën se nuk u kuptua, ju ishit të dy në një rubrikë së bashku dhe papritmas Ronaldo futet në Big Brother. Si ndodhi kjo gjë, ke patur ndonjë lajmërim nga ai?

Erjola Doci: Në fakt nuk kisha, erdhi pak si pabesi, por që Ronaldo mesa duket e ka parë si oaz Big Brother që të tërheqë goxha klikime dhe ka dashur të shfaqë veten e tij, mbase se nuk pati kohë mjaftueshëm për ta bërë.