Motra e Mateo Borrit, Kejsi, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vënë përballë pyetjeve të kunatës së saj, Brikena Selmani.
Në këtë intervistë, motra e ish-finalistit të edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale.
Në një moment, Brikena u ndal te një deklaratë e saj në një intervistë në Top Albania Radio, ku Kejsi tha se te Selmani pëlqen mënyrën se si ajo bën të ndihet Mateon.
Pjesë nga intervista:
Brikena: Ti ke thënë se të pëlqen mënyra se si unë e bëj Mateon të ndihet, a ka ndonjë gjë që kishe dashur me thënë rreth meje, ndonjë gjë tjetër?
Kejsi: Po në fakt. Briki për të gjithë ju që nuk e njihni personalisht, është realisht shumë e dashur. Je shumë e kujdesshme, mundohesh gjithë kohës që përpos Mateos edhe mua të më rrish pranë. Si rasti konkret sot që më duhej diçka, të mora në telefon dhe je realisht shumë e gjindshme për çdo gjë dhe të falënderoj shumë.
Manushi: A është xheloze Briki?
Brikena: Jo, kurrë.
Kejsi: Këtë nuk e di, mund t’a konfirmoj për vëllain tim që po është. Motra më fal, po për Brikin nuk e di, nuk kam dëshmuar ndonjë rast konkret.
Brikena: Unë dua të të falënderoj dhe për faktin se kur kam qenë në “Big Brother”, shumicën e kohës nuk kam patur besim te Mateo dhe jemi zënë gjithë kohës. Ai është mërzitur. Por ti në asnjë moment nuk ke dalë jashtë për të thënë një fjalë të keqe për mua. Unë të falënderoj shumë, je një vajzë me shumë vlera dhe kam shumë respekt për ty.
Kejsi: Shumë faleminderit. Nuk kam patur arsye me thënë të drejtën sepse kur e kam parë se sa këmbëngulës është vëllai im në lidhje me ty, vëllai im nuk është kurrë aq këmbëngulës për gjëra ose persona që nuk ia vlejnë. Kështu që për aq kohë sa ai e tregoi se sa shumë të donte, normalisht që do të donim të gjithë dhe nuk kishte pikë dyshimi.
Brikena: E vlerësoj shumë.



