Kejsi Borri ka qenë e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka komentuar ndarjen e të vëllait Mateo me Brikena Selmanin.
Ajo u shpreh se ndikoi ndarja te Mateo pasi jetonin prej disa muajsh bashkë, por shtoi se e dinte që do të pajtoheshin.
“Të jetosh me një njeri aq muaj, se ata kanë qenë në të njëjtën shtëpi, për më tepër kohës që kanë kaluar bashkë jashtë, normalisht që ndikon. Për asnjërin nuk është e lehtë ndarja, jo vetëm për Mateon. Për çdo njeri e di që është e vështirë ndarja dhe do shumë kohë që të kthehesh në normalitet”, tha Kejsi.
Pjesë nga intervista
Ti si motër i ke dhënë këshilla në lidhje me këtë ndarje ose në marrëdhënien me Brikenën?
Jo. Me thënë të drejtën kam preferuar që te temat e zemrës dhe emocioneve të mos ndërhy, sepse secili zgjedh atë çfarë ndjen. Edhe nuk mendoj se më takon të hy tek ajo pjesë. Normalisht që kam qenë afër tij dhe e kam ndihmuar, por jo që t’i jap një këshillë apo t’i them një fjalë tjetër që të ndikojë tek ai.
Publiku e ka pritur me shumë zell këtë ribashkimin e tyre, por a mendon ti se koha larg njëri-tjetrit i ka ndihmuar të reflektojnë?
Ç’është e vërteta, unë nuk e kam përjetuar këtë shkëputjen e tyre si një ndarje. Sepse mes tyre ka patur gjithë kohës dashuri, edhe kur kanë pasur këtë shkëputjen. Për aq kohë sa unë isha e bindur në kokën time që do kishte një rikthim, e mendova thjesht si një gjë kalimtare.



