Kur bëhet fjalë për seksin oral, ka shumë debate nëse duhet apo nuk duhet të gëlltitet sperma apo jo. Ikona e popit Christina Aguilera ka ndarë mendimin e saj për këtë gjë, duke theksuar se sperma duhet të gëlltitet pasi ka shumë proteina. 

Duke folur në podcastin Call Her Daddy, Christina tha: Mendoj se gëlltitja është me të vërtetë, një gjë e mirë… dhe ka shumë proteina.”

Por kur ka kaq shumë mite dhe thashetheme kur bëhet fjalë për seksin, duhet të dinim: a është në të vërtetë kjo?

Dr. Danae Maragouthakis, nga Yoxly, një startup për shëndetin seksual me bazë në Oksford, tha se gjëja e parë që duhet theksuar këtu, është se nuk ka asgjë të keqe me gëlltitjen.

“Nuk ka asgjë të keqe me këtë seksualisht. Nuk është e pistë, nuk është e turpshme, është një zgjedhje krejtësisht personale,” thotë ajo.

Pra, nëse preferoni të gëlltisni, a është në të vërtetë mirë për ju, siç nënkupton Christina?

‘Në spermë ju keni një sërë gjërash, keni spermatozoidet dhe më pas ka përbërës të ndryshëm në atë lëng që në thelb ushqejnë spermën. Ka sekrecione të ndryshme nga gjëndra të ndryshme. Gjëndra e prostatës, gjëndra bulburetrale etj. Ka zink dhe ka pak vitaminë C ose acid askorbik,” tha Maragouthakis.

Pra, jo çdo mashkull do të prodhojë të njëjtën sasi proteinash në spermën e tij ose do të ketë të njëjtën sasi spermatozoidësh në spermën e tyre.

“Në thelb vëllimi mesatar i spermës ose ejakulatit është rreth 5 mls, dhe përbërësit e asaj sperme do të ndryshojnë me moshën dhe shëndetin”, thotë Dr Maragouthakis.