Këngëtari i njohur, Stine, ka qenë mbrëmë i ftuar në puntatën e parë të “Top Arena”.

I vendosur përpara një interviste nga Brikena Selmani, ai dha nga një mendim për disa nga ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Kur erdhi radha për të përshkruar Mateo Borrin, ish-banori zgjodhi fjalën “i dashuruar”, duke ngacmuar Brikenën për raportin që të dy ata kishin brenda në shtëpi.

Të dy ata reaguan duke qeshur pas komentit të këngëtarit, edhe pse disa ditë më parë konfirmuan ndarjen nga njëri-tjetri.

Stine gjithashtu u ndal edhe te raporti me Mirin, duke u shprehur se nuk është takuar me të që pas finales së Big Brother, por shtoi se nuk ka hatërmbetje mes tyre.