Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Armela Hyseni, u vendos para një interviste të sikletshme të Mateo Borrit në ‘Top Arena’.

Gjatë intervistës, ajo tregoi se disa vite më parë, ka pasur disa mesazhe nga Neymar, ndërsa është shprehur gjithashtu se është ngacmuar edhe nga futbollistë të cilët janë në lidhje.

Pjesë nga intervista:

Mateo: Komplimenti më i çuditshëm që të kanë bërë në stadium…

Armela: Në stadium njerëzit janë në pasion e sipër, bëjnë disa gjëra që nuki bëjnë zakonisht. ‘Të hëngsha zemrën’, ‘Ma bëre ditën’…

Mateo: Cilët të duken më shumë tërheqës, futbollistët apo arbitrat?

Armela: E kam thënë sot në intervistë, kohët e fundit më janë dukur më të pashëm arbitrat.

Mateo: Konkretisht ndonjë emër.

Armela: Është një arbitër nga Sllovenia, është 45 vjeç dhe e ka emrin Slavko Vincic. Ai është shumë shumë simpatik.

Mateo: Futbollisti i fundit që të ka ngacmuar…

Armela: Nuk e them dot.

Mateo: Po ti, ke ngacmuar ndonjëherë ndonjë futbollist?

Armela: Jo, nuk kam ngacmuar ndonjëherë një futbollist.

Mateo: Gënjen.

Armela: Mund të them një futbollist të huaj që më ka ngacmuar, si mendon? Para shumë vitesh më ka shkruar Neymar. E kam edhe në telefon. Manushi e ka parë edhe vetë. Atëherë ai luante me PSG, ishte në Paris dhe më ftoi edhe për ta takuar.