Këngëtarja e njohur, Evi Reçi, ka zbuluar dje në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, momentin romantik që e bëri të thoshte “Po” për herë të dytë.
Gjatë një lidhje live, Evi tregoi se partneri i saj, Kledi Hysa, e surprizoi gjatë një udhëtimi për ditëlindjen në Firence, në një nga vendet më simbolike për të: sheshin Michelangelo.
Pikërisht aty, mes pamjes magjike të qytetit italian dhe kujtimeve të viteve kur Evi Reçi ëndërronte si do të ishte jeta e saj si grua, Kledi u ul në gjunjë për t’i bërë një tjetër propozim dashurie.
Një moment që, sipas saj, mori një kuptim krejt tjetër sot, pasi Firencen nuk e riktheu më vetëm si vajza që ëndërronte, por si nënë, bashkëshorte dhe grua e realizuar.
E emocionuar, Evi rrëfeu se ky rikthim në qytetin e kujtimeve ishte një nga momentet më të bukura të jetës së saj, duke e kthyer një udhëtim ditëlindjeje në një kujtim të paharrueshëm familjar dhe sentimental.
Ndërkohë, e pyetur nga Bieta Sulo nëse çifti ka plane për një fëmijë të dytë, Evi u përgjigj me humor dhe qetësi: “Të rrisim njëherë djalin…”.



