Juela Nikolli ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur për jetën e saj pas daljes nga “Big Brother VIP 5”.
Gjatë intervistës, moderatori i njohur e ka ngacmuar këngëtaren në lidhje me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kur e pyeti për çiftin Brikena Selmani dhe Mateo Borri, Nikolli u shpreh se nuk ka besuar ndonjëherë te lidhja e tyre. Sipas saj, ata do të ndahen pas disa muajsh dhe do të thonë se janë ndarë për ‘mospërputhje karakteri’.
Pjesë nga intervista:
Ke dëgjuar ndonjë thashethem për lidhjen e Brikenës dhe Mateos, seç pashë një postim që kishin bërë para disa ditësh ku kishin biseduar 7 orë me ‘voice call’ në ‘WhatsApp’. U beson ti këtyre?
Në ‘WhatsApp’, në call? Obobo, po thuaj Brikenës që të kontrollojë pjesën e veshit se është shumë e dëmshme të rrish kaq shumë orë në telefon.
U beson ti?
Unë dua të fokusohem vetëm te Juela. Po te Mateo dhe Brikena nuk kam besuar ndonjëherë o Ronaldo.
Thashë mos u beson tani jashtë?
Nuk kam besuar ndonjëherë te lidhja e tyre.
Po e mbajnë kot?
Për mua po. Të kam thënë unë që pas disa muajsh do thonë ‘jemi ndarë për mospërputhje karakteri’. Tani dëgjuesit do thonë ‘kjo Juela xheloze, kjo e paplotësuara’. Nuk jam xheloze fare, jam shumë e lumtur dhe e plotësuar në jetën time.
Dhe ne shqetësohemi shumë në fakt nëse i thonë këto gjëra.




