Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 2” dhe më pas “Kepi i VIP”-ave, Keisi Medini ka qenë herë pas here në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti.

Përpos një vajzë e bukur dhe tërheqëse ajo gjithmonë është përfolur edhe si e bija e këngëtarit të njohur, Sabiani. Me këtë të fundit nuk lë rast pa treguar se sa marrëdhënie të shëndetshme kanë babë e bijë.

Mirëpo publiku gjithmonë ka qenë kurioz të njihte mamanë e Keisit, të cilën nuk e ka ekspozuar pothuajse asnjëherë në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Por, ja që i erdhi koha. Një ditë më parë, ish-banorja e BB VIP ka ndarë një video me mamanë e saj në makinë. Dhe duhet ta pranojmë që e ëma qenka si “gocë e re”.