Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP 2”.

Një ditë më parë, teksa po festonin 30-vjetorin e martesës së prindërve të moderatores së njohur, nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhet prindër.

Kjo pasi Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores.

Edhe pse pak javë më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një video-live në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës. Por sipas fansave të tyre, pamjet e fundit tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri.

“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- u shpreh Luizi gjatë live-t kohë më parë.