Mjekja nutricioniste, Matina Çobo, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo ka folur më shumë mbi ushqyerjen tani që po afron vera dhe ndryshimet metabolike që ndodhin tek trupi ynë.
Pjesë nga intervista:
Shalqiri është një frut shumë i preferuar tani në verë, por njerëzit kanë shumë merak sa i përket sheqerit dhe shëndoshjes. A të dëmton apo të shëndosh ky sheqeri i shalqirit?
Jo, absolutisht. Frutat duhet të jenë prezente në dietën tonë, thjesht duhet të kemi kujdes me sasinë. Për shembull, po ta kombinosh me djathë, se unë kam shumë pacientë që më thonë “në verë nuk dua vakt, dua vetëm shalqi me djathë”… Po ta mendosh, është kombinimi ideal sepse djathi na jep disa proteina, por na jep edhe shumë kripëra. Kombinuar me hidratimin, ky është një vakt që do ta sugjeroja. Do ishte një sallatë shumë e mirë. Është shumë e mirë dhe shumë e shëndetshme, po ta shohësh nga ana e nutrientëve.


