Mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar në “Top Arena” dy këngëtarët e njohur, Bubulina dhe Blondi Krasniqi, të cilët kanë kënduar këngën e tyre “Të Dua”.
Kënga në fjalë është kënga që brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ishte simbol i dashurisë së Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit.
Që të dy ish-banorët janë pjesë e panelit të “Top Arena” dhe mbetën pa fjalë kur në studio u ftuan dy artistët për të kënduar “Të Dua”.
Teksa ata po performinin Mateo rrinte duke qeshur dhe dukej mjaft i emocionuar, nga ana tjetër Brikena qëndronte më serioze.
Por Mateo nuk e la me kaq, pasi në një moment që Brikena mbaroi intervistën e saj me të ftuarin e radhës, në studio u rikthyen sërish Bubulina dhe Blondi duke kënduar së bashku me ish-finalistin e BBV5.
Ky i fundit shkoi pranë modeles dhe e ftoi për të kërcyer, ajo duke qeshur pranoi.
Kujtojmë se para disa ditësh, Brikena pranoi ndarjen nga Mateo, duke mos treguar se çfarë kishte ndodhur mes tyre. Tashmë fansat janë shumë kuriozë se çfarë do të ndodhë mes tyre.



