Mjeku kirurg, Panajot Papa, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Gjatë bisedës në studio, ai ka zbuluar ‘sekretet’ dhe të pathënat rreth kirurgjisë plastike.
Përmes rasteve konkrete, Papa tregoi vështirësitë, kërkesat e çuditshme dhe situatat e papritura.
Ndërkohë, a funksionojnë produktet dhe kremat që reklamohen masivisht në internet për zmadhimin e penisit te meshkujt? Flet mjeku:
“Në asnjë mënyrë. Edhe acidi hialuronik që vendoset duhet patur kujdes. Është kaq zonë anatomike e veçantë që duhet patur kujdes. Është më e thjeshtë duke injektuar acid hialuronik në zonën gjenitale të femrave sepse me kalimin e viteve mund të japë një hidratim, një përfitim më të theksuar”.


