Mjeku kirurg, Panajot Papa, ka qenë i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Gjatë bisedës në studio, ai ka zbuluar ‘sekretet’ dhe të pathënat rreth kirurgjisë plastike.

Përmes rasteve konkrete, Papa tregoi vështirësitë, kërkesat e çuditshme dhe situatat e papritura.

Ndërkohë, teksa zbuloi gjithçka rreth rritjes së penisit, i pyetur lidhur me përhapjen e kësaj problematike te popullsia shqiptare, mjeku u shpreh:

“Shqiptarët janë në Top 5 në botë sipas të dhënave që kemi. Jemi në nivele të larta anatomike. Përgjithësi zona në Mesdhe është e tillë. Do dëgjojmë pacientë që mund të thonë të kundërtën, por kemi të dhëna të tilla. Kemi dhe raste që vijnë të zgjidhin problematika të tilla”.